24.5 C
Tirana

Bariu shqiptar 24 vjeçar i jep fund jetës.

VENDI

Një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Greqi. Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke ku raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elassona të Larisas.

Sipas informacioneve i riu shqiptar është i moshës 24 vjeç ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Ka qenë pronari i një ferme në zonën e Vodianas që e ka gjetur të varur shqiptarin të shtunën në mbrëmje.

Mësohet se i riu punonte si bari në Greqi ndërsa nuk janë të qarta shkaqet që e kanë çuar në kete akt. Ai menjëherë njoftoi policinë të cilët kanë nisur hetimet për për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT