12.5 C
Tirana

AUTOBUSI PËRPLASET ME KARROTRECIN ,6 TË PLAGOSUR

VENDI

Me datë 20.04.2018,rreth orës 17:20, është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot – Rrëshen , ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti
tip autobus i drejtuar nga shtetasi N.M. me mjetin tip karrotrec të drejtuar nga shtetasi E.P.
Për pasojë, janë lënduar 6 shtetase, pasagjere në mjetin tip autobus, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip karrotrec,
të cilët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore , ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

- Advertisement -

TE FUNDIT