12.5 C
Tirana

Astrologu i njohur parashikon lidhjet në BBV: Kiara-Luiz do vazhdojnë jashtë BB, kurse Keisi dhe Kristi…

VENDI

Shtëpia e Big Brother VIP ka krijuar deri tani dy çifte, Luizin dhe Kiarën e së fundmi edhe Kristin me Keisin. Tashmë të gjithë pyesin, sa do zgjasë dashuria e tyre jashtë? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, i ftuar sot në “Shqipëria live”, ishte astrologu Jorgo Pulla.

 

 

Duke qënë se Kiara është Bricjap ndërsa Luizi, Gaforre, Jorgo bëri një parashikim të përgjithshëm. Sipas Jorgos, dyshja kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin, aq sa lidhja e tyre do vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother. Ai mendon se çifti janë bërë për njëri-tjetrin.

 

 

“Dashuria nuk njeh Big Brother, nuk njeh ndikime vetëm atë që është e drejtëpërdrejtë. Luizi që është Gaforre, është në 10 ditëshin e tretë të shenjës së Gaforres. Në gen merr nga mamaja, arsyeja pse është se ka Hënën. Kemi Kiarën që është Janari, që është Saturni, që ka babain në gen. Në komunikimin që kanë të bëjnë me njëri tjetrin, marrim Kiarën, ajo jep 30% nga ajo që kupton. Kupton shumë në brendësi por nuk e shfaq. Kurse Luizi nga ana tjeter është më familjar, në komunikimin që kanë, Luizi e ka përballë Kiarën. Në rast tjetër është më perfektja në shoqëri dhe në dashuri. Po, janë bërë për njëri tjetrin. Kiara në moment të fundit e ka vendosur që të futet atje”, tha Jorgo.

 

Mirëpo, astrologu nuk është i të njëjtit mendim për Keisin dhe Kristin. Sipas tij, çifti shkon më shumë në mënyrë shoqërore dhe për biznes.

 

 

“Kristi merr nga gjyshi. Janë pozitiv por në anën shoqërore dhe mund të bëjnë biznes shumë të mirë me njëri tjetrin. Edhe martesa është kontratë. Kërkojnë pak punë më teper, se Virgjëresha është vetëkontroll, Luani është i drejtëpërsëdrejtë, e po u nxeh ikën natën”, tha Jorgo.

- Advertisement -

TE FUNDIT