20.5 C
Tirana

Alketa Vejsiu, zadhanese e klisheve te vjetra.

VENDI

Po e hedhi edhe vet nji gur ne uje meqe ne ket moment jam pasagjer e spo vozis kerrin mbi fenomenin Alketa Vejsiu qe per here te pare po e njoh edhe pse ishte e famshme qysh 17 vjece.

Pashe shpejt e shpejt ne you tube monologun e saj ne Sanremo e nji tjeter nderhymje qe kishte ba me rastin e termetit. Sigurisht pjesmarrja e nji shqiptarje ne Sanremo, pertej degradimit te ktij festivali ne narkotizimin e publikut me marrinat e momentit, asht kenaqesi per cdo shqiptar e fakti qe disa jane te zhgenjyem me ta asht i ligjshem, se ne fund te fundit nuk jena ne fushen e dogmes te fese.

Ato qe duen me u knaq e me u ndi krenar per performansen e Alketes, jane po ashtu ne te drejten e tyne e skane pse akuzojne te tjeret per inad e xhelozi se realisbt asht dicka qesharake. Disa njerez vene ne pune shqisen e te pamit, disa te ndimit e disa te tjere gati te tana shqisat.

Personalisht jam i gzuem qe Alketa realizoi andrren e saj e sa i perket performanses nuk asht se ishte ma keq se te tjerat. Mjafton me permend monologun e palestinezes Jebral, kulmi i te ciles arrinte deri aty sa aludonte me pergjithsime te papranueshme per dhunimin e grave ne kukturen perendimote. Rasti tragjik i nanes se saj asht produkt i kultures lokale palestineze qe vazhdon edhe sot me statisitika te tmerrshme. Prandaj, edhe Alketa si te tjerat u ba kavie e nikilizmit qe sundon ne regjine e Sanremis e recitoi permendsh cka i kishin pregatit.

Fakti se e bani recitimin shpejt e shpejt, shpjegohet me faktin se nuk din italishten ne iluzionin me e msheh ket pasiguri, i dha gaz avazit te vet..Alketa e modeli i saj, misherojne idealin e arrivizmit i pranishem ne sistemin e edukimit familjar, shoqnor e shtetnor te shumices te shqiptareve. Kambngulja me pase mesataren e nalte me cdo kusht e si qellim.ne vetvete, tue e turturue vedin me msu permendsh dhe vlera sociale qe i asht dhane ksaj qasje sa me kene kriter ne disa raste per me perzgjedh eshe partnerin per martese, asht apoteoza e delirit tone mbarekombtar.

Shqiptaret jane tash 30 vjet ne Itali e Alketes i japin tekste elegjike me recitue, te cilet jane krejtesisht jashte realitetit. Mandej ne Itali jane rrite tashma gjeneratat e dyta shqiptaro-italiane per te cilet duhet fole mbasi jane bartes interesant te nji sfide te jashtezakonshme per integrim e qytetnim te familjeve te tyne. Zani i tyne duhet ndi e ata mund te kene dicka me thane te dobishme edhe per shoqnine italiane e europiane, tashma e orientueme ne autodemolimin e saj vleror e bile edhe si qytetnim. Popujt e vegjel per me mbijetue me dinjitet nuk duhet me ba kult mediokritetin por me kerkue prej vedit me pervuntni ekselencen, aq ma teper ne fushen e kultures.

Italia asht vend i madh, me kulture e tradite te kshtene mikpritese por tash ka ardhe koha qe te jene italianet me falenderu shqiptaret per sakrificat qe bajne perdite ne punet ma te zorshme te mundshme per me jetue me dinjitet e etiken e qytetarise ne shoqnine italiane. Ne e kena ba detyren tone tue i falenderue me fjale e sidomos me sjelljen integruese e punen e perditshme.

Shprehja se “questo e buono per L’Albania’ asht per ne fyese. Gjithesesi, sa ma pak me pa tv aq ma mire asht per higjenen mendore.

Nga Nesti ZEFI

- Advertisement -

TE FUNDIT