21.5 C
Tirana

Albin Kurti letër Thaçit: Mos më bëj presion, kushtetuta nuk ta lejon…

VENDI

Pas apelit të vazhdueshëm të Thacit që Vetëvendosje të përcaktoje një emer për bisedimet mbi formimin e qeverisë, ka reaguar Albin Kurti.

Ai i ka dërguar një letër mengjesin e kësaj të hëne Presidentit ku I kërkon Thacit që të mos bëjë presion dhe vlerësime politike ndaj tij në një proces të rëndësishëm dhe delikat sic është formimi I qeverisë në Kosovë.

Jo vetëm kaq por Albin Kurti në këtë leter i kujton Thacit se Kushtetuta nuk I njeh Presidentit republikës asnjë autoritet për të ushtruar një vetemërim, vetësugjerim për emërim ose vetëpërcaktim të kandidatit që përfaqëson vullnetin e subjektit politik fitues të zgjedhjeve dhe se roli i presidentit është pasiv në të gjithë procesin e krijimit të qeverisë dhe se vetëm formalisht mandaton një kandidat pasi atij i dërgohet emri nga subjekti që ka shumicën parlamentare.

Teksa I kujton Thaçit se me këtë veprim mund të shtrembërojë rendin kushtetues, Albin Kurti sqaron se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është në fazën e finalizimit dhe në një të ardhme të afërt do t’i dërgohet zyrtarisht emri i të nominuarit për mandatar të shefit të ekzekutivit të vendit.

- Advertisement -

TE FUNDIT