22.5 C
Tirana

20 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali, qyteti mban zi për të.

VENDI

Qyteti i Macchiagodena ditën e sotme ka qenë në zi për shkak të ndarjes nga jeta të 20 vjeçarit shqiptar Tomas Hoti. I riu shqiptar sot është përcjellë për në banesën e fundit pasi pas 6 ditësh në koma nuk u zgjua më kurrë.

Tomas Hoti u aksidentuar më 31 janar në afërsi të San Massimos ku makina e tij Fiat u përplas nga një furgon. Ai u dërgua me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore sa vinte dhe përkeqësohej.

6 ditët e fundit ai kishte rënë në koma për të ndërruar më pas jetë. I riu ishte lindur në Molise nga prindër shqiptarë që banonin në Macchiagodena prej 22 vjetësh. Tomas Hoti siç shkruajnë mediat italiane kishte pasion makinat dhe qentë.

Për sa i përket drejtuesit të furgonit që u përplas me makinën e shqiptarit,pritet që akuza të rëndohet. Mbrëmjen e aksidentit nuk pranoi ti nënshtrohej testit të alkoolit.

Ndërsa tashmë duhet të përballet me akuza më të rënda pas vdekjes së 22 vjeçarit. Në Macchiagodena gjatë ditës së sotme është shpallur ditë zie për qytetin nga ana e kryebashkiakut Felice Ciccone.

- Advertisement -

TE FUNDIT