23.5 C
Tirana

18 raste me koronavirus vetëm dje/ I gjithë qyteti shqiptar futet në karantinë

VENDI

Edhe Kosova është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar edhe në Kosovë nga dita në ditë.

Raportohet se kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pranuar gjatë ditës së sotme vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilin Komuna e Ferizajt shpallet zonë karantinë.

Ky vendim ka ardhur pasi 18 rasteve me koronavirus në Ferizaj të konfirmuara mbrëmjen e djeshme. Deri më tani Ferizaj është komuna e katërt në Kosovë që është vendosur në karantinë.

Kujtojmë këtu se mjeku, Shemsedin Dreshaj dha lajmin e mirë se janë shëruar nga koronavirusi edhe dy shqiptarë të tjerë të Kosovës.

Gjithashtu në Kosovë nuk janë ndalur thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

- Advertisement -

TE FUNDIT