17.5 C
Tirana

‘Ua sa i bukur qenka’, Rudina Hajdari flet për bashkëshortin dhe tregon si u njohën

VENDI

Rudina Hajdari ishte e ftuar sot në “E diell”, ku si rrallëherë foli për jetën private dhe njohjen me bashkëshortin. Rudina është e martuar me biznesmenin Muçjon Demiraj dhe është nënë e një vajze.

 

Çifti janë njohur në plazh dhe deputetja asokohe ka qenë 16 vjeçe ndërsa bashkëshorti i saj 19. Gjatë emisionit, Rudina zbuloi edhe momentin që ia ka rrëfyer të ëmës, Fatmirës lidhjen me Muçjonin.

 

Hajdari tregoi se mamaja e ka pëlqyer shumë bashkëshortin e saj dhe reagimi i parë ishte: “Ua sa i bukur qenka”.

 

“Ka qenë moment shumë i bukur sepse me bashkëshortin jemi takuar në adoleshencë. Jemi takuar në plazh. Mami erdhi në Amerikë dhe unë i thoja të gjitha gjërat. Ua tha sa i bukur qenka. E pëlqeu shumë. Unë e dija çfarë kisha zgjedhur. Burri është shumë i qetë, i dashur dhe një baba i përkushtuar. Vajza ime është me shumë fat që ka një baba të tillë”, u shpreh deputetja.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT