9.5 C
Tirana

Situata pas tërmetit, Iris Luarasi: Një ministre që del dhe qan…

VENDI

Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një situatë të rëndë në vendin tonë, 51 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur. Dëme të mëdha vihen re në mjaft ndërtesa dhe si pasojë shumë banorë janë vendosur në çadra. Shtabi i Emergjencave thotë se janë 29 persona që po marrin ende ndihmë mjekësore në spitale, nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Durrës dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim.

Numri i qytetarëve të strehuar në hotele në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633. Vazhdon shpërndarja e ushqimeve, veshjeve, barnave, produkte higjienike, për të gjithë qytetarët e akomoduar në hotele dhe për ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë në çadra pranë shtëpive të tyre, kryesisht në zonat rurale.

Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj ka kontrolluar deri tani 400 objekte. Në programin Rudina në Tv Klan kanë qenë e ftuar Iris Luarasi, pedagoge në Fakultetin e Gazetarise dhe Aktiviste e Shoqërisë Civile, e cila është shprehur se pas tërmetit, njerëzit e prekur kanë nevojë për përkrahje, dashuri. Ata duhet të kenë rreth vetes persona të fortë, që iu ofrojnë siguri.

Pasi ka kaluar trauma e parë, njerëzit kanë nevojë për tu mbështetur edhe psikologjikisht sepse një pjesë e tyre kanë frikë edhe të hyjnë në banesë. Një pjesë e tyre kanë lënë çdo gjë aty,kanë lenë kursimet e jetës. Kjo është një nga arsyet që unë them, që njerëzit tani më tepër kanë nevojë për dashuri, të ndihen të përkrahur dhe unë nuk mendoj se ju bën mirë që të dali një ministre dhe të qajë.

Nuk iu bën mirë njerëzve kjo, përkundrazi unë mendoj që njerëzve ju bën mirë një fjalë e ngrohtë dhe një njeri që është i fortë që të tregon se shteti ekziston, edhe këtu ne jemi të fortë për të të mbështetur. Kështu që do isha shumë larg këtyre patetizmave që iu ka kaluar koha, edhe do doja që të shikoja vërtet njerëz që mbështesin me të gjitha forcat njerëzit në terren. Nuk ka nevojë të qash, as në një studio televizive dhe as në një konferencë për shtyp, se kjo nuk i ndihmon njerëzit edhe nuk ua bën më të lehtë dhimbjen. Kanë nevojë për siguri.

- Advertisement -

TE FUNDIT