10.5 C
Tirana

SITUATA E SHIUT, VËRSHON UJI NË RRUGËT E FSHATIT GRUEMIRË

VENDI

Si shkak I bllokimit të një kanali kullues në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe, në rrugët e këtij fshati ka vërshuar uji duke bllokuar qarkullimin e banorëve. Një situatë e tilë nuk është përjetuar më parë nga banorët e zonës.

Sipas tyre, përkeqësimi I situatës ka ardhur si shkak I ndërhyrjes në kanalin kullues 4 muaj më parë, për të kryer disa instalime nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve

Cilësia e dobët me të cilën janë bërë punimet dhe mungesa e kapacitetit ujëmbajtës në këtë kanal ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit që prej mëngjesit të ditës së dielë.

Për banorët, situata paraqitet e rrezikshme nëse nuk ndërhyhet në kohë për përmirësimin e gjendjes.

Një vërshim I tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur për shumë vitesh në fshatin Gruemirë. Banorët bëjnë të ditur se vitet e kaluara, situata është mbajtur nën kontroll, por tani që është ndërhyrë në kanalin më të madh të kësaj zone duke zvogëluar kapacitet ujëmbajtëse si shkak I depozitimive të ndryshme, situata duket se nuk është më në favorin e tyre.

- Advertisement -

TE FUNDIT