11.5 C
Tirana

Si duhen prerë flokët duhen të thata apo të lagura?

VENDI

Nëse ke menduar që ka një rregull universal pse flokët duhen prerë të lagur duhet të ndryshosh mendim. Sot gjithmonë e më shumë po përhapet një tendencë tjetër për ti prerë flokët të thatë sepse për lloje dhe modele të ndryshme flokësh prerja në të thatë përmirëson rezultatet dhe gjendjen e flokëve.

Pesë rregullat e mëposhtme mund të të bindin për të filluar ti presësh flokët në këtë mënyrë edhe ti. Të gjitha vajzat me flokë me onde e dinë që kur flokët priten të lagur ndryshojnë shumë nga rezultati që duket kur ato thahen dhe nuk mund të themi ku duhet të rrinë kaçurrelat në çastin kur janë të lagura thotë hair stylisti Paul Labrecque.

Po të jenë të thata mund të zgjedhësh ku ti presësh dhe ato do rrinë njëra mbi tjetrën si duhet. E ke vënë re pasi ke prerë flokët si gjithmonë të lagur dhe i ke tharë parukieri vjen vazhdimisht të shkurtojë edhe ndonjë majë tjetër? Po ti presësh të thatë nuk do jetë e nevojshme për këtë fazë të dytë thotë Vanessa Ungaro parukiere në një sallon në New York ku Ungaro përdor vetëm prerjen e flokëve të thatë.

Flokët e lagur janë më delikatë dhe elastikë sidomos nëse janë shumë të punuar ose të hollë dhe mund të këputen kur krihen gjatë prerjes së lagur thotë Ungaro. Ti do humbisje më pak fije flokësh po ti prisje të thatë thotë Labrecque që është diçka e rëndësishme për njerëzit me flokë të rrallë dhe që i shqetëson rënia e flokëve.

Ngaqë flokët janë shumë të shtrirë kur janë të lagur duken shumë më të gjatë dhe sidomos për ato me flokë kaçurrelë thotë Labrecque. Po ti presësh të thatë ti do i shkurtosh aq sa duhet dhe do shmangësh shokun që vjen pas prerjes kur është shumë më e madhe sesa e prisnit.

Ajo që sheh është ajo që do kesh kur i pret të thatë dhe kjo eliminon keqkuptimet ndërmjet klientit dhe parukierit thotë Ungaro. Kur flokët janë të lagur shumë parukierë thjesht ndjekin një formulë dhe bëjnë lëvizjet që janë mësuar të bëjnë në shkollë por kur janë të thatë ti krijon një model krejtësisht individual të përshtatur me klientin që është ulur në karrige. Unë pres me sy dhe krijoj lëvizje brenda flokëve kështu që nuk ka rëndësi nga çanë fryn era flokët do duken bukur dhe do shkojnë në vend thotë Ungaro.

- Advertisement -

TE FUNDIT