17.5 C
Tirana

Shqipëria ia kalon edhe Francës për prodhimin e portokalleve

VENDI

Shqipëria renditet e shtata në Europë për prodhimin e portokallëve në vitin 2018, duke u ngjitur një vend në renditje në krahasim me një vit më parë. Të dhënat bëhen të ditura në një raport të fundit të Eurostat, sipas të cilit në 2018-n në Shqipëri u kultivuan 300 ha me portokalle, me një rritje prej 50% në raport me sipërfaqen në 2017-n.

Ndërsa prodhimi arriti në 10,800 ton, me një rritje prej gati 20% . shtimi I ndjeshëm I sipërfaqes në 2018-n është një tregues se prodhimi mund të rritet më shumë në vitet në vijim, kur të hyjnë në prodhim fidanët e rinj.

Në Europë raportohen vetëm 10 shtete që kultivojnë portokalle për shkak të klimës së tyre të përshtatshme. Në 2018-n, Shqipëria rezulton që ia ka kaluar Francës, e cila prodhoi rreth 10 mijë ton portokalle.

- Advertisement -

TE FUNDIT