10.5 C
Tirana

Vdes 27 vjeçarja shtatëzënë, mjekët shpëtojnë foshnjën.

VENDI

Një 27 vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit. Ajo ishte dërguar në spital thuajse pa shenja jete nga familjarët e saj.

Por mjekët në këtë spital kanë arritur ta nxjerrin foshnjën të gjallë nga barku i nënës. Gjendja e foshnjës është stabile.

E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe po i priste ditët e fundit për ta sjellë në jetë foshnjen e gjinisë mashkullore.

Por situata e saj u komplikua në orët e para të pasdites së sotme. 27 vjeçarja kishte pasur marramendje dhe me simptoma të tilla u dërgua nga familjarët për në spitalin e Gjilanit.

Rrugës për në spital gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua. Për këtë rast detaje ka dhënë drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit Nysret Hajrullahu.

Ai ka deklaruar se për fat të keq nëna ka vdekur por foshnjën doktorët kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT