19.5 C
Tirana

Shenjat e horoskopit që harrojnë shpejt pas ndarjes

VENDI

Dashi
Dashi bie në dashuri me shikim të parë. Kur një Dash takon dikë, e di që në fillim ç’do të ndodhë më vonë. Të sunduar nga Marsi – planeti i energjisë – Dashët vendosin me intuitë. Duke qenë se janë të nxituar dhe apasionantë nga natyra, kjo shenjë gjen shpejt dikë tjetër pas ndarjes.

Binjakët
Të gjithë e dimë si janë Binjakët. Mërziten shpejt. Thjesht u pëlqen emocioni që u fal diçka e re, fluturat në stomak, ankthi i pritjes. Binjakët duan t’i përjetojnë a më shpesh këto ndjesi dhe prandaj, kur një lidhje merr fund, s’kanë turp të pranojnë se duan të bien në dashuri sërish.

Peshorja
Peshoret nuk mund të jenë beqare. Në fakt, janë të dhënë pas partnerëve të çdo fushe, shoqe e ngushtë, partner biznesi, shoqe shkolle, motra e preferuar etj. Peshoret thjesht duan të gjejnë shpirtin binjak dhe të qenit single për një kohë të gjatë s’i shërben këtij qëllimi.

Peshqit
Meqë janë të ndjeshëm dhe emocionalë, Peshqit i vuajnë shumë ndarjet. Kanë kaq shumë dashuri për të dhuruar, sa kur një lidhje merr fund, s’dinë ç’të bëjnë me veten. Ama, dinë si të shohin anën pozitive të çdo situate. Peshqit janë gjithnjë të lidhur me romantikun e vogël brenda tyre dhe janë të gatshëm t’i japin dashurisë një shans të dytë.

- Advertisement -

TE FUNDIT