14.5 C
Tirana

‘Selfie’ në ditën e të dashuruarve, i riu bie nga shkëmbi

VENDI

Përpjekja e një të riu për të shkrepur disa ‘selfie’ nga maja e një shkëmbi me të fejuarën e tij në ditën e të dashuruarve, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.
Agjencia e lajmeve “DHA”, raporton se Mustafa Artuç ka rënë nga disa shkëmbinj në ngushticën e Kasrikut, në provincën e Shirnakut, afër kufirit me Sirinë në juglindje të Turqisë, duke u plagosur rëndë.
Ka qenë e fejuara e tij, Z.F. ajo që ka njoftuar menjëherë ambulancën dhe forcat e shpëtimit, të cilat mbërritën me shpejtësi në vendngjarje.
I riu, mosha e saktë e të cilit nuk është bërë e ditur, është dërguar menjëherë në spitalin e Shirnakut, ku po mjekohet për plagët e marra. /tvklan.al

- Advertisement -

TE FUNDIT