10.5 C
Tirana

Rrëmbehet një 13-vjeçare në Tiranë

VENDI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe është larguar.

Dëshmitarët tregojnë se autori me vajzën, e identifikuar si shtetasja me inicialet S.B., janë larguar me një makinë tip “Fiat”, ngjyrë të kuqe. Mësohet se denoncimi është bërë nga e motra e vajzës.

Ngjarja është parë edhe nga gjyshja e vajzës, pasi ajo sapo ka zbritur nga furgoni i shkollës dhe ishte pranë shtëpisë.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.

- Advertisement -

TE FUNDIT