19.5 C
Tirana

Qarja e Lindita Nikollës dhe Ajeti, çobani-mësues

VENDI

Histori me mësues…
Nga Anila Hoxha
Lindita Nikolla, ministrja e arsimit qau sot para mësuesve. Prekëse. Do dëshiroja shumë të ishte e vërtetë. Por, unë kam vite që mbush sytë me lotë. Nga pamundësia e njeriu që unë e dua fort, por nuk e ndihmoj dot. Kurrë s’kam bërë një telefonatë. Kurrë s’i kam thënë kurrkujt. Pavarësisht, se ime më sa herë e përditë me thotë: “…ndihmoje Ajetin, është rritur jetim bijo, mbaroi shkollën dhe është pa punë”.

Ajeti u diplomua për gjuhë-letërsi. Sa bukur që shkruan! I mjeri sa lexon!
Kush nuk e njeh kujton se jeton në ajër. Por, Ajeti nuk gjeti dot punë si mësues. Askund.
Dhe ka përfunduar çoban në një fshat të Vlorës. U diplomua pa shkëputje nga puna, është biri i një mësuesi të fortë që na jepte biologjinë
dikur dhe që akoma e mbaj mend pasionin e tij për mësimdhënien. Ndërroi jete nga kanceri.
Ai i rriti fëmijët pa nënën e tyre. Nëna e tyre ishte tezja ime. Ajeti është kushëriri im, atij duhet t’i jepte dikush një shans.
Shteti ndoshta. Po ç’rëndësi ka, Ajeti sot është mësues i bagëtive dhe jo i njerëzve.
Gëzuar 7 Marsin profesor Nuro, Luftar dhe Koleka. Më mësuat diçka që qenka shumë e dhimbshme; si ta them të vërtetën dhe si mos të heshtë. Faleminderit.

- Advertisement -

TE FUNDIT