10.5 C
Tirana

Për këto shenja të horoskopit fillimi i 2020-ës do të jetë i vështirë.

VENDI

Të gjithë duan ta nisin mbarë një vit të ri. Eshtë koha ideale për fillime dhe objektiva të reja. Por nëse i kthejmë sytë nga astrologjia për disa nga shenjat e zodiakut 2020 do të nisë me pak vështirësi. Sipas astrologëve katër shenjat më poshtë mund të kenë një fillim viti të vështirë kjo për shkak të veprimtarisë së 3 planeteve Saturni Uranit dhe Plutonit.

Dashi. Dashët do ta gjejnë veten konfuzë në fillim të vitit dhe diçka e tillë i shqetëson duke qenë se janë mësuar të kenë siguri dhe kontroll në vete. Kjo shenjë e di mirë çfarë do dhe është shumë frustruese për të kur përgjigja nga ana tjetër sështë e qartë. Gjithsesi kjo situatë e vështirë do të kalojë nëse ata i japin vetes pak kohë pushim.

Demi. 2020 e gjen Uranin planetin e ndryshimeve kaotike tek Demi. Demat njihen për rutinën e mirëstrukturuar të rehatshme dhe të qëndrueshme. Krejt papritur ata do të ndjejnë se jeta e tyre po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme. Diçka e tillë do të ndikojë në çdo aspekt të jetës nisur nga puna gjer tek marrëdhëniet.

Peshorja. Gjatë janarit peshoret mund të kalojnë nëpër ditë të vështira. Të njohura si shenja më me ekuilibër do të ndihen sikur sdo dinë çfarë të bëjnë në momente të caktuara. Pavarësisht konfuzitetit kjo periudhë nuk zgjat shumë kështu që gjatë procesit do të mësoni gjëra të reja për veten.

Bricjapi do të ndikohet gjithashtu nga lëvizja e këtyre planeteve gjatë janarit. Do të ndihen sikur jeta e tyre sështë ashtu siç duhet. Për një shenjë që vlerëson punën dhe ka ambicje të mos dinë cili është hapi i radhës është e frikshme. Sidoqoftë kjo lloj energjie do tju ndihmojë të mësoni të dëgjoni çfarë po ju ofrohet.

- Advertisement -

TE FUNDIT