10.5 C
Tirana

“Nuk ndaloj askënd të çmendet”/ Meta thumbon Ramën

VENDI

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë, pas votimit të 100 deputetëve pro mocionit për shkarkimin e tij.

Meta ka thënë se është zgjedhur nga Parlamenti legjitim dhe jo nga ky që është aktual.

“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, nga një Parlamet legjitim dhe jo nga ky që është tani. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve”, tha Meta.

Në lidhje me caktimin e një date të re për zgjedhjet, presidenti u shpreh: “Sa më parë, po punojmë me shumë qetësi dhe përgjegjësi”.

Basha: Nuk bëjmë asnjë hap pas
Ilir Meta nuk kurseu thumbimet ndaj Kryeministrit Rama, i cili së fundi e ka sulmuar dhe akuzuar për situatën politike në vend.

“Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet, përkundrazi ftojmë çdo të çmendur që në këtë ditë të dhurimit të gjakut të kontribuojë. Shqipëria ka nevojë

për zgjedhje të lira. Dekreti është në fuqi. Presidenti ka të drejtë që të bëjë thirrje çdo ditë për ligjshmëri”,- është shprehur Meta për mediat, nga një aktivitet në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut./CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT