15.5 C
Tirana

“Me thonj të pistë erdhe e me pis po ikën”/ Paloka ironizion keq Ramën

VENDI

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur me një tjetër foto kryeministrit Rama, i cili shpërndau në rrjetet sociale foton e një filxhani mbi të cilin ishte data 30, duke nënkuptuar kështu sipas tij se zgjedhjet do të bëhen në këtë datë.

Në një reagim, Paloka shkruan se e dinë të gjithë që Kryeministri Rama shkon te fallxoret dhe i tregon se si do t’i dalë filxhani më 30 qershor.

Paloka ironizon më tej Ramën, për pastrimin e thonjëve, duke i kujtuar kohën kur erdhi nga Parisi.

“Rama shkon vërtetë tek një fallxhore dhe këtë e dinë të gjithë njerëzit e tij më të afërt.
Sot i paska dal filxhani më 30…Unë fallxor nuk jam, por parashikoj se si do e ketë Rama filxhanin më 30 qershor…

P.S. Dhe pastroji një herë ata thonj …Me thonjë të pistë erdhe e me pis po ikën”,- shkruan Paloka./CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT