14.5 C
Tirana

Messi e pranon: Botërori i Rusisë, shansi i fundit për lavdi me Argjentinën

VENDI

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, tha se Botërori i Rusisë është shansi i fundit për grupin aktual të kombëtares së tij, që të fitojë një Kupë Bote. Ikona e futbollit ka një bollëk të titujve globalë,
kontinentalë dhe vendas me Barcelonën, por karriera e tij me kombëtaren nuk ka përbërë të njëjtën lavdi. Messi dhe Argjentina kanë përfunduar zemërthyer në tri gara të mëdha ndërkombëtare: Kupën e Botës 2014 dhe edicionet 2015 dhe 2016 të “Copa America”. “Unë
kam bërtitur shumë herë për shkak të lojërave si këto, për finalet e humbura, për atë që ato nënkuptojnë dhe për mosarritjen e përmbushjes së ëndrrës së një vendi, – tha Messi për
programin televiziv argjentinas “La Cornisa”. – Të tria finalet ishin goditje të forta. Duket sikur arritja në finale nuk na ndihmon aspak”.
Me 30 vite mbi supe tashmë, ylli i Barcelonës e kupton se koha po zvarritet në drejtim të kundërt të shanseve të tij dhe shokëve të kombëtares për të arritur diçka të veçantë, së bashku. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mbush 31 vjeç në qershor, ndërsa kontribuesit e tjerë kryesorë si Sergio Aguero, Gonzalo Higuain, Angel Di Maria, Nicolas Otamendi dhe Javier
Mascherano do të jenë 30 vjeç, ose më shumë gjatë fillimit të Kupës së Botës. “Ne varemi
nga rezultatet, për fat të keq, – tha Messi. – Mendoj që, nëse nuk jemi kampionë Botërorin e këtij viti, nuk do të kemi mundësi tjetër”. Ylli i Barcelonës pranoi se ai ëndërron të fitojë
trofeun në Rusi, pasi kombëtarja e vendit të tij ra në kohë shtesë ndaj Gjermanisë, në finalen e Kupës së Botës 2014, në Brazil.
“Unë imagjinoj të jem në gjendje ta ngre kupën, – shtoi Messi. – Është ëndrra që kam pasur gjithmonë dhe çdoherë, që ta fitoj një Kupë Bote. Dua t’u them njerëzve se shpresoj ta fitojmë Botërorin e Rusisë, që dëshira ime është e njëjtë me të gjithë ju dhe se mund të
jetojmë diçka të ngjashme me vitin 2014, e cila ishte një eksperiencë e paharrueshme dhe se rezultati është i ngjashëm, por këtë herë ngritja e kupës është ëndrra e të gjithëve”. Argjentina do të ndeshet me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë në fazën e grupeve të Kupës së Botës, e cila fillon në qershor.

- Advertisement -

TE FUNDIT