23.5 C
Tirana

Lumturia e fëmijëve në vitet ’80 ja si argëtoheshin me shpikjet e tyre

VENDI

Melsi Labi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, ka zbuluar një foto shumë të bukur e domethënëse nga jeta e fëmijëve shqiptarë në vitet 1980.
Nuk i ka bërë ndonjë koment të vecantë, por për hir të nostalgjisë dhe mesazhit ja vlen ta komentojnë.
Ishte koha kur fëmijët kishin sheshe të hapura para pallateve,
që sot nuk i kanë më. Mjaftonte kjo hapësirë dhe ata falë jetesës në komunitet bënin një jetë sportive me lojëra dhe aktivitete
të ndryshme; që nga spektaklet e improvizuara deri tek sportet popullore si “Loja luftash” e “Kala dibrancce”.
Të gjitha këto kanë mjaftuar që jeta e fëmijëve të mbushej me gëzim dhe me vetëveprim, sepse ata mund ta sfidonin mungesën e lodrave në kohën e komunizmit me shpikjet tyre.
Kush ka qenë fëmijë në ato vite nuk mund të mos i kujtojë këto karroca me kushineta që këta fëmijë i mbajnë si gjënë më të çmuar në krah.
Askush nuk e harron adrenalinën që u jepnin fëmijëve këto lodra artizanale gjatë rrëshqitjeve, sidomos kur sfiduar frikën.
Ngazëllimi niste kur gjenin nga makineritë e prishura nodnjë kuzhinetë dhe me dërrasa, gozhdë e çekic në dorë krijonin këto makina lodër që për ta ishin fantastike. I madh ishte gëzimi kur ia delnin që me duart e tyre të vogla të ndërtonin një lodër të tillë e ajo niste të funksiononte.
Edhe fëmijët e sotëm do t’i pëlqenin me siguri këto argëtime, nëse nuk ua humbasim vullnetin me kujdesin tonë të tepruar…

- Advertisement -

TE FUNDIT