10.5 C
Tirana

Merret i pandehur edhe Klevis Balliu

VENDI

Gjykata Penale ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-deputetit të PD Klevis Balliut, dhe disa banorëve të Unazës së Re.

Balliu por edhe shtetasit Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj, Seit Hajderas e Elton Skënderi akuzohen për kundërshtim i forcave të policisë dhe tubim i paligjshëm.

Klevis Balliu ka qëndruar gjatë gjithë kohës në krah të grupit të protestuesve të Unazës së Re të cilët kërkonin shfuqizim të projektit të Unazës.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar Gjykata dënoi me 1 vit burg ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji me akuzën kallëzim i rremë por Salianji e apeloi vendimin.

- Advertisement -

TE FUNDIT