8.5 C
Tirana

Ylli Rakipi tallet keq me Bashën: “Eshtë shndëruar në infermier që bën zëdhënësin e koronavirusit”

VENDI

Gazetari Ylli Rakipi e ka ironizuar keq Lulzim Bashën dhe profilin e tij prej opozitari të squllët të cilin Rakipi e ka quajtur si infermier që bën zëdhwnësin e koronavirusit.

Në një shkrim ku ai replikon me analistët e majtë, që nga njëra anë nuk kanë guxim të thonë që presidenti nuk ka të drejtë, por nga ana tjetër kundërshtojnë lëvizjen e tij, Rakipi vëren se po. të njëjtët analistë i janë rikther dashurisë për Bashën.

Kolegët e mi, më ekstremistët kundër Lulzim Bashës, tani heshtin, janë gati të bëhen fansa të tij dhe ta puthin edhe në ballë.

Ata tani janë shumë të gëzuar që lideri i opozitës, është kthyer në infermier dhe po bën zëdhënësin e koronavirusit.

Dje, një kolegu im, që vazhdimisht tregonte dhe tregon anektoda për Lulzim Bashën, sot e sheh atë si opozitar konstruktiv, vetëm se ai ka lënë mënjanë opozitën, pi kafe dhe ble shegë me gjyshe Verën, ha paçe koke, mund në futboll fantazmën e Edi Ramës, duke lënë në mes të katër rrugëve opozitën ka shkruar ai në TPZ.al.

- Advertisement -

TE FUNDIT