Mbyllen tre kopshte fëmijësh, u identifikuan raste me koronavirus

Tre kopshte fëmijësh në Prishtinë janë mbyllur pas identifikimit të disa rasteve me koronavirus.

PUBLICITET

 

Lajmi është njoftuar nga Shpend Ahmetit, kryetari i Komunës së Prishtinës.

 

Sipas tij dy fëmijë kanë rezultuar pozitivë, derisa në një njërin prej kopshteve është thënë se bashkëshorti i një edukatoreje është prekur po ashtu nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

 

Për mediat Ahmeti tha:

Për shkak të kujdesit ne kemi vendosur t’i mbyllim këto kopshte, t’i dezinfektojmë. Nesër do të testohen të gjithë fëmijët e atyre dy klasave për të parë a ka pasur ngjitje të virusit më tutje. Jemi duke punuar, ku janë kontaktet e tyre në mënyrë që të kufizojmë shpërndarjen e virusit.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se tani për tani nuk do të ketë rikthim të menjëhershëm të masave të izolimit, ndonëse mbyllja edhe mund të vijë sipas ecurisë së pandemisë.

 

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 31 vik tima dhe 1,263 të inf ektuar.

PUBLICITET