14.5 C
Tirana

Makina e Policisë përplaset me një mjetet tjetër, plagopset Komandanti i Grupeve të Gatshme.

VENDI

Gjatë mesantës pranë shkollës 9 vjeçare Naim Frashëri në Elbasan është përplasur një mjet tip Benz me një makinë të Patrullës së Policisë.

Mësohet se nga përplasja është plagosur Komandati i Grupeve të Gatshme, Enver Muça. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Në makinën e Policisë ndodheshin dhe disa punonjës policie të cilët nuk janë lënduar.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje. Theksojmë se Policia njofton se nuk ka persona të lënduar.

- Advertisement -

TE FUNDIT