16.5 C
Tirana

Futbollistin e zë korrenti në dushin e stadiumit shqiptar, ja gjendja e tij.

VENDI

Lojtarin serb Milan Gjorgjeviç e ka zënë korrenti në dush pas përfundimit të ndeshjes, Erzeni Besëlidhja.

Sipas Panorama Sport pas ndeshjes e cila përfundoi me fitoren e Erzenit, teksa ishte futur për tu larë, serbi kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Kur i gjithë stadiumi Tofik Jashari në Shijak ishte boshatisur, ai u transportuar me një autoambulancë drejt spitalit pasi e kishte zënë korrenti. Ndërhyrja në kohë e mjekëve dhe më pas dërgimi në spital sollën stabilizimin e 33 vjeçarit.

- Advertisement -

TE FUNDIT