14.5 C
Tirana

Kylie Jenner aksidentohet me makinë, ja si është gjendja e 22 vjeçares.

VENDI

Miliarderja më e re në moshë Kyle Jenner, është përballur me një incident aspak të këndëshëm gjatë mbrëmjes së djeshme teksa po shkonte në festën e këngëtarës së njohur, Demi Lovato. Gjatë fundjavës që lam pas, Demi kishte organizuar një festë me rastin e Halloween, në të cilën Kylie dhe shoqja e saj e ngushtë nuk shkuan dot. Siç raporton The Sun, makina e 22 vjeçares është përfshirë në një aksident nga i cili është bërë e ditur se nuk u lëndua askush.

Në aksident së bashku me Kylie ishte përfshirë edhe Anastasia Karanikolaou, ku sipas fotografive të publikuara nga mediat e huaja, ato zgjodhën të imitonin këngëtaret Britney Spears dhe Madonna në një performancë të MTV gjatë vitit 2003, shfaqje kjo e cila njihet për puthjen në buzë mes këtyre dy këngëtareve. Për fat të mirë dëme ka marrë vetëm makina e tyre dhe Kylie së bashku me Anastasia Karanikolaou janë shumë mirë.

- Advertisement -

TE FUNDIT