17.5 C
Tirana

Kërcënohet me jetë deputetja e njohur shqiptare.

VENDI

Kryetarja e Grupit demokrat të opozitës parlamentare deklaroi sot se është kërcënuar në ambientet e zyrës së saj në kryesinë e Kuvendit. Nga foltorja e Kuvendit, Rudina Hajdari tha se ishte shantazhuar nga deputetë dhe i kërkoi kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi që të marrë masa para se të ketë një viktimë në Parlamentin e Shqipërisë.

Zoti kryetar para pak ditësh ju kam dërguar një shkresë në lidhje me një kërkesë që të siguroni ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu ju kam kërkuar të siguroni ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Nuk mund të ndodhë sot që në 2019 deputetët të kërcënohen. Është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që persona kanë ardhur në zyrën time dhe më kanë kërcënuar. Nuk mundet që kjo të ndodhë më, ka ikur ajo kohë.

Ju lutem, zoti kryetar merrni masa para se të kemi një viktimë këtu në Parlament. Ju kërkoj edhe njëherë se siç janë masat këtu në Kuvendin e Shqipërisë të jenë të njëjtat masa edhe në Kryesinë e Kuvendit. Asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar mirë, asnjë deputet nuk duhet të marrë përforcime me persona të tjerë dhe të shantazhojë deputetët e tjerë. Duhet të jemi serioz. Ju lutem zoti kryetar më duhet një përgjigje në lidhje me atë shkresë dhe të merren këto masa sa më shpejt të jetë e mundur.

Gramoz Ruçi tha, zonja Hajdari e kam marrë shkresën tuaj. Edhe njëherë u kam kërkuar punonjësve të shërbimit që brenda sallës së Kuvendit dhe godinës së Kryesisë së Parlamentit të bëjnë detyrën e tyre sipas ligjit dhe udhëzimeve përkatëse me të gjitha ato shqetësime që ngritët juve. Nga ana tjetër kërkesën tuaj, në mënyrë të posaçme kërkesën tuaj ja kam përcjellë Ministrisë së Brendshme, ku sipas statusit të deputetes dhe kërkesës, të merren masa për shqetësimet që keni ngritur në kërkesën që keni përcjellë dhe trajtuar në seancën e Parlamentit.

- Advertisement -

TE FUNDIT