11.5 C
Tirana

Kultivimi i hash ashit për arsye shëndetësore, eksperti i bujqësisë: Do përfitojnë ata me kollare

VENDI

Disa ditë më parë kryeministri, Edi Rama tha se kishin gati një vit që po punonin për të lejuar kultivimin e ha shashit për arsye shëndetësore.

 

Lidhur me këtë gjë ka reaguar së fundmi edhe eksperti i bujqësisë, Eduart Sharka.

 

Në një intervistë për ‘fax news’, ai ka thënë se ata që do të përfitojnë nga kjo gjë do të jenë ata me kollare.

 

Më tej ka vazhduar:

Unë jam konsultuar me fermerët për këtë njoftim të kryeministrit që ka shumë paqartësi, ata thonë se në rast se ky propozim ka lidhje me rritjen e ekonomisë pse jo. Ata shprehin bindjen e tyre se në këtë rast do të përfitonin fermerët me kollare, që kanë përfituar vazhdimisht dhe subvencione. Për fermerët e vërtetë do të kishte vështirësi dhe në gjetjen e fuqisë punëtore. 85% e sipërfaqes së tokës zotërohet nga fermerët, me shumë parcela të vogla, shumë pak ka ferma, për shkak të vështirësive të transaksioneve të shitblerjes së tokës. Me aq informacione sa unë kam, kultivimi i ha shashit mund të ndikojë në rritjen e ekonomisë, por mua më interesojnë fermerët.
Gjithashtu ai ka thënë se ka dëgjuar nga fermerët se kanabisi zhduk bletën. E më pas ka shtuar:

 

Ajo që kam dëgjuar nga fermerët është se kanabisi zhduk bletën, që është një element shumë i rëndësishëm për bujqësinë.

- Advertisement -

TE FUNDIT