19.5 C
Tirana

“Jam vajza e Soni Malajt”, këngëtarja tregon si reagoi ndaj të bijës dhe ëndrrën që ka për të

VENDI

Soni Malaj është nënë e një vajze 7-vjeçare që quhet Ana. E ftuar në emisionin Tempora, këngëtarja rrëfeu marrëdhënien me vajzën dhe ëndrrën që ka për të.

“Është 7 vjeçe. Vazhdon të jetë një fëmijë shumë i dëgjuar. Ka personalitetin e saj që unë mundohem ta respektoj dhe me anë të respektit e vë të kuptojë se ka një personalitet që duhet respektuar dhe asnjëherë nuk duhet bërtitur”, u shpreh Soni Malaj në ‘Tempora’.

Por si e ka përjetuar Ana famën dhe suksesin e nënës së saj?

“Në fillim nuk e përjetonte mirë. E besdiste ajo tërheqja e vëmendjes nga ana e Ana e vogël tek mami Soni. Fillova të shqetësohesha pak sepse mua nuk më pëlqejnë këto tendencat e ambicies apo xhelozisë. Por me kalimin e kohës duke e kuptuar, kaloi në stadin: A e di ti kush jam unë, jam goca e Soni Malajt. Gjë që unë e kam bezdi. E kapa në një moment në flagrancë për këtë dhe i thashë: Mami e ka bërë me shumë mund emrin, ti nuk duhet të mbahesh tek emri i mamit por duket të kesh personalitetin tënd. Kjo është gabim”, tha këngëtarja.

Më tej, Soni tregoi se ëndrra e saj për të bijën është që Ana të bëhet këngëtare.

“Jam në qiellin e shtatë. Kur ajo këndonte dhe kishte tendencat e stonaturës, i thosha mamit ububu nuk do më bëhet. Sepse e kam ëndërr që të bëhet këngëtare. Dhe mami im si një gjyshe që i thotë gjërat e drejtpërdrejta, i thotë: Nuk je fare si mami. Mami në moshën tënde yhy. I them që mami mos ia thuaj këtë. Por po e projekton drejt artit kurse unë dua ti lë dorë të lirë”, u shpreh më tej këngëtarja.

- Advertisement -

TE FUNDIT