10.5 C
Tirana

SHKODER, ARRESTOHEN 2 SHTETAS NE KERKIM PER SHITJE NARKOTIKESH

VENDI

Shkodër

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dy shtetas të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Kapet dhe ndalohet edhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u kapën dhe u ndaluan dy shtetas të shpallur në kërkim:

P. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Mgulle, Shkodër

Gj. L., 63 vjeç, banues në fshatin Xhan, Shkodër

Kapja dhe ndalimi i shtetasit P. Sh., u bë pasi më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/3, 283/2 e 284/2 të Kodit Penal

Kapja dhe ndalimi i shtetasit Gj. L., u bë pasi, më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 278/3, 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu pas një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

F. M., 43 vjeç, banues në Gjilan Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themeltare e Gjilanit, më datë 16.05.2019, ka lëshuar urdhër arresti për kundravajtjen penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë’’, parashikuar nga neni 390/1 i Kodit Penal të Kosovës.

- Advertisement -

TE FUNDIT