14.5 C
Tirana

ISHP: Intensiteti i gripit mesatar me tendencë rritje.

VENDI

Numri i personave të prekur nga gripi në vend po rritet. Konfirmimi vjen nga mjekeët të cilët tregojnë se po përballen dhe me pacientë që shfaqin kompikacione prej tij.

Arsye kjo që bluzat e bardha bëjnë thirrje për të mos mos neglizhuar dhe për të kërkuar ndihmëen e specialistit. Prindërit thonë hë se gripin ka dhe do ta kalojë.

Por gripi mund të japë ndërlikime në rrugët e poshtme respiratore që mund të kthehet të rrez ikshme për jetën duke iu referuar moshave problematike që janë nga 0 deri në 7 vjeç edhe të moshuarit të sëmurët kronikë shprehet mjeku Pediatër Bektash Mandri.

Për të trajtuar urgjencat pediatrike tre qendra shëndetesore në Tiranë ku dhe fluksi i pacienteve eshte më i lartë do të shërbejnë 24 orë në 7 ditët e javës. Një prej tyre është dhe kjo qender shëndetësore.

Sherbim per femijet dhe gjatë nates veç qendrës shëndetësore numëer 10 në zoneën e ish-oxhakut do të ofrojne dhe qendra shendetësore numër tetë në ish Bllok dhe ajo numër shtatë në Laprakë.

Megjithkëtë mjeket përsërisin se më mirë të parandalosh se te trajtosh dhe japin disa keshilla. Është prindi ai që duhet të marrë masat për çdo shenjë klinike që ka fëmija.

Të drejtohesh në QSUT me arsyen se kam fëmijën me grip për mua është anormale shprehet mjeku. Në Shqipëri ashtu si në të gjithë Europën po qarkullon virusi i gripit AH1. Intensiteti i tij sipas Institutit të Shendetit Publik është mesatar me tendencë rritje.

- Advertisement -

TE FUNDIT