9.5 C
Tirana

Henri Çili jep versionin e tij të ngjarjes së arrestimit.

VENDI

Nuk kam takuar asnjë gjykatës asnjë përfaqësues të sistemit të lartë të drejtësisë as unë e asnjëri nga avokatët e studios sime tha Çili në një dalje për mediat.

Si botues dhe sipërmarrës takohem me shumë njerëz edhe të drejtësisë por për këtë arsye nuk jam takuar asnjëherë me askënd. Cili shpjegoi se ai kishte kontaktuar me të afërmit e vëllezërve Aliko që janë pjesë e dosjes së Lazararit.

E cila ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Lartë por kjo jo si botues por si aksioner me 75 perqind të aksioneve në një firmë ligjore që mund ti përfaqësonte ata.

Janë bërë kontakte dhe biseda për të konkluduar një kontratë shërbimesh juridike për mbrojtje ligjore tha ai. Nuk kam realizuar asnjë arkëtim sepse ishim në fazë negocimi.

Përderisa nuk kemi asnjë arkëtim nuk kemi çfarë të fshehim. E përderisa nuk është realizuar asnjë e ardhur në lidhje me studion ligjore nuk ka mundësi të realizohet edhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Çili shpjegoi edhe dhurimin e dy njësive shërbimi në kompleksin Fishta në Velipojë. Është kryer sipas ligjit dhe me vullnet të plotë.

Është e vërtetë që kontakti i parë me zotin Fishta ka ardhur përmes njohjeve të një klienti apo të afërmve të klientit por konteksti dhe arsyet e dhurimit nuk kishin lidhje me çështjen por me projekte për zhvillimin e turizmit tha ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT