11.5 C
Tirana

PD radhit “10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot”

VENDI

Partia Demokratike me anë të një statusi radhiti ato që i quajti si 10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot duke iu referuar fjalës së kryeministrit të mbajtur në parlament.

1. Gjoja u revoltua me ata nuk mbrojnë të ashtuquajturin ligj anti KÇK por vetë erdhi në pushtet me Aleancën e Qelbësirave dhe të Kr iminelëve.

2. Thotë se opinioni mbështet 72 perqind të ashtuquajturin ligj anti KÇK por nuk tregon se 87 perqind nuk beson se qeveria do ta zbatojë ligjin kundër kri mit.

3. Gjoja vajtoi për vajzat e trafikuara por bëri deputetë 2 trafikantë vajzash Arben Ndokën Mark Frrokun dhe kryebashkiak një për dhu nues Elvis Roshin.

4. Bën sikur po lufton kr imin e organizuar por banda e Avdylajve është e regjistruar me Vangjush Dakon që blejnë vota për Edi Ramën për ti bërë surprizë 10 deputetë në Durrës.

5. Lavdëron si kurajoze Ministren e Drejtësisë por nuk thotë pse bashkëshorti i ministres është peng për shkak të llogarive të dyshimta me bixhozin.

6. Flet për të burgosur që do të vuajnë me 41 bis por Agim Kajmaku shëtit i lirë në mes të Tiranës dhe Edi Rama vazhdon ta majmë me tendera publikë.

7. Vajton për 28 kr iminelë të liruar nga gjykatat por nuk thotë se ata u liruan me firmën e drejtorëve të tij të burgut dhe kryebashkiakëve të tij garantë.

8. Deklaroi se për herë të parë po preken të paprekshmit por deri tani nuk është konfiskuar asnjë pasuri domethënëse e kr imit të organizuar.

9. Tha se pasuritë e politikanëve janë të kontrolluara por nuk tha se ku i gjeti ai 2 milionë euro për të ndërtuar vilën luksoze në Surrel.

10. Shpalli dashurinë për shqiptarët por në 7 vjet vetëm i ka vjedhur u ka rritur taksat dhe i ka burgosur.

- Advertisement -

TE FUNDIT