9.5 C
Tirana

FOTOT e rralla/ Me kalë në rrugën e Kombit

VENDI

Këto foto të rralla janë bërë në Shqipëri dhe Kosovë në vitin 1909.
Sipas studiuesit Robert Elsie, fotot janë bërë nga udhëpërshkruesi francez, Gabriel Lui-Zhare.
Ai e nisi udhëtimin e tij nga Shkup, një qytet i madh me popullsi në shumicë shqiptare.
Më pas udhëtoi drejt Prishtinës dhe ndoqi atë gjurmë që sot njihet si “Rruga e Kombit”.
Nga Prishtina në Prizren, më pas në Kukës, prej andej në Mirditë dhe përfundoi në Shkodër e Tivar.
Nga Tivari lundroi për në Durrës dhe në Vlorë dhe u kthye sërish në Shkup.
Lui-Zhareja ishte edhe i pranishëm gjatë Kongresit të Elbasanit në fillim të shtatorit 1909, i cili u mbajt për të protestuar kundër qëndrimit të xhonturqve për arsimim në gjuhën shqipe.
Këto foto janë marrë nga libri i tij “Shqipëria e panjohur”.
 

 

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT