14.5 C
Tirana

Foto/ Shkodra gjen modelin e rikthimit në punë/ Mesazhi për Rilindjen dhe Republikën e re

VENDI

Prej pothuajse dy muajsh Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit.

Qeveria ka ndërmara masa drastike kundër përhapjesë së Covid-19, duke mbyllur qytetarët në shtëpi.

Por, ndërkohë që ditët e fundit qeveria ka filluar të zbusë masat dhe ka lejuar rifillimin e disa aktiviteteve, edhe Bashkia e Shkodrës duket se gjetur modelin e rikthimit në punë.

Sikurse shikohet në foton dhe videon e mëposhtme, modeli i rikthimit në punë në Shkodër, është mbushës çakmakësh.

Edhe pse rrugët duken të boshatisura, një mbushës çakmakësh është rikthyer në punë.

Por, një detaj që bie në sy është se në tezgën e qytetarit, duket edhe flamuri i PD-së. Një mesazh ky se shkodranët duan rikthimin e PD-së dhe se nuk duan as Republikën e re dhe as Rilindjen./ CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT