13.5 C
Tirana

“Ku e di ti se nuk kanë vdekur nga Covid?”/ Silva Bino zihet ngushtë nga gazetarët

VENDI

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino, në një lidhje me emision “360 Gradë”, teksa ka folur për situatën me Covid-19, është vënë ngushtë nga moderatori Artur Zheji dhe gazetari Artur Çani.

Bino tha se nuk ka pasur raste në janar dhe në shkurt, pasi sëmundja lë gjurmë dhe do të kishte grumbullime në spitale. Por duke rënë në kundështim me veten Bino artikuloi sërisht se Covid-19 nuk është virusi më ngjitës.

“Ky nuk është nga virusit më ngjitëse se është fruthi, sepse ky virus ka një ngjitshmëri të ngjashme me gripin. Ky është rezistent, pasi qëndron në shollën e këpucëve dhe në disa sipërfaqe dhe përhapet përmes spërklave dhe mendohet edhe nga rruga ajrore, sipas disa studimeve në SHBA. Që të transmetohet duhet të ketë nevojë për një komunitet.

Rasti i parë është në 9 mars, por gjatë evidentimit të rasteve, ne vumë re që kishte disa raste që shenjat kishin filluar në datë 28 shkurt. Ne nuk kemi pasur epidemi në atë kohë, sepse nuk të fal, pasi do të kishim grumbullime dhe vdekje në spitale. Është një sëmundje që lë shenjën e vet. Mund të kemi pasur qarkullime sporadike të rasteve në shkurt. Pra, nuk kemi pasur epidemi në janar, apo në shkurt siç është thënë nga disa ekspertë, pasi kjo është një sëmundje që lë gjurmë dhe kemi pasur qarkullim intensiv të gripit”, tha Bino.

Por ketu ndërhyri Zheji duke thënë se: Ose ka pasur raste sporadike në shkurt ose pacienti zero është në mars. Nuk mund të jenë të dyja.. Ose virusi është shumë ngjitës, ose në Shkurt ka pasur vetëm raste sporadike. Smund të jetë edhe shumë ngjitës, edhe me raste sporadike!”.

Ndërkaq, ndërhyri edhe Çani duke thënë se nëse “kanë vdekur 151 vetë në shtëpi vetëm në Shkodër në janar shkurt..Ku e di ti se nuk kan vdekur nga Covid?/CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT