10.5 C
Tirana

Familjen që humbi 3 pjestarë nga tërmeti i 26 nentorit, e mbytur në lot më thërriste “o Gjyshiiii”, por u bllokua dera, si ndihmova dot

VENDI

Kryeministri Rama ka vizituar këtë të enjte në Durrës familjen Mecja që humbi 3 pjestarë nga tërmeti I 26 nentorit.

Ajet Mecja, kryefamiljari humbi gruan e tij Roza, si dhe vajzen Diena me gjithë mbesën 8 vjece Esiela

Ajet Mecja, ofier policie prej 4 dekadash u shpreh I pikëlluar dhe I mbytur në lot nga kjo humbje e madhe por falenderoi edhe qeverine që sic tha ai I ka ofruar mbështetje maksimale në këto ditë shumë të vështira.

Ajet Mecja i rrëfeu kryeministrit Rama momentet e tmerrit, mengjesin e 26 nentorit kur ai ndodhej duke fjetur gjumë në një nga hyrjet e pallatit 6-katësh që u fundos në qytetin e Durrësit.

 

 Atë natë unë fjeta në një dhomë të vogël në ballkon, vajza Diena dhe mbesa fjetën tek dhoma jonë, ndërsa gruaja në dhomën tjetër. Në momentin që ra tërmeti dëgjova mbesën sidomos të ulëriste por unë nuk pata mundësi të dilja sepse m’u bllokua dera. Unë vetë dola zvarrë dhe pashë vetëm komshinjtë jashtë, pallati ishte bërë grumbull.

Dëgjoja mbesën, që thërriste gjyshi dhe Dienën që thoshte “më shpëtoni, ku është mami”, por gruan e kishte goditur të parën. Pse shpëtova, të kisha shkuar edhe unë, iu drejtua Ajet Mecja, kreut te qeverisë I cili I premtoi atij mbështetje për cdo gjë që ka nevojë.

 

Pjesa e mbetur e familjes Mecja jeton në një shtëpi të ri që iu sigurua menjehere nga qeveria pas rrënimit të banesës së tyre tek pallati 6-katësh.

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT