9.5 C
Tirana

Failja nga Laçi: Flemë në makinë me fëmijën 8 muajsh.

VENDI

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij mesazhin e një familje nga Sanxhaku i Laçit, banesa e të cilëve është shkatërruar nga tërmeti. Qytetari i shkruan Berishës se në familjen e tij, mes tyre dhe një fëmijë 8 muajsh, nuk ka shkuar askush për ndihmë, ndërkohë që ata flenë në makinë.

Ata bëjnë thirrje për ndihmë, që shteti tu ofrojë një çadër. I eshte prishur shtepia nga termeti ne Sanxhak kerkon ndihme nje çader, ka kater nete qe fle ne makine.

Pershendetje Z Sali Berisha kerkoj ndjes per shqetsimin. Ju uroj tjeni mir me Shendet. Jam nje Banor Laqja nr 5 Sanxhak Lac. Mu ka shkaterru shpia Komplet edhe sna ka ardh kush me na pyet fare.

Jemi perjashta flejm ne makin me gjith nje fmij vogel 8 muajshe. u lutemi pakten nje ndihm vogel na beni. Nje cader sa fusim koken me kte ftoht naten se sna ka pyet kush deri sot. As ndihma asgjo.

- Advertisement -

TE FUNDIT