14.5 C
Tirana

Eva Murati flet troç për koleget e sportit.

VENDI

Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike të ekraneve shqiptare dhe gjithashtu është një nga personat që publiku shqiptar ka më shumë përzemër.

Për Evën moderimi i një emisioni sportive erdhi rastësisht por është një punë që i jep kënaqësi ndërkohë që paralajmëron edhe projekte të reja nga studio e emisionit Rreze Dielli ku ishte ftuar paraditen e kësaj të marte.

Por cili është mendimi i Eva Muratit për moderatoret e tjera të emisioneve të sportit? Do të të vë përballë moderatoret sportive më në zë të momentit.

Hygerta Sako kam shumë respekt për Hygertën është vajzë shumë e mirë serioze shumë e përgatitur. Nuk di të them një defekt.

Ilda Bejleri e kam ndjekur pak jo shumë është ok. Natyra e emisionit është pak ndryshe nga emisioni im ne e bëjmë pak më serioz.

Lei Kraja me Lein isha në një darkë mbrëmë. Është shumë e mirë dhe shumë e bukur. Ka marrë një ri sk shumë të madh përsipër duke ardhur nga një vend tjetër për të punuar direkt në ekran. Unë nuk do ta bëja.

Vjola Spiro vajzë shumë e mirë e përgatitur. Edhe me Vjolën kemi bërë spote publicitare. Enkelejda Zejko është shumë e përgatitur kam qenë fanse e saj shprehet moderatorja.

- Advertisement -

TE FUNDIT