9.5 C
Tirana

Disa sekrete që një marrëdhënie në distancë të funksionojë për mrekulli.

VENDI

Marrëdhëniet në distancë kërkojnë një impenjim të rëndësishëm për sa i përket besimit organizimit dhe komunikimit. Nëse marrëdhëniet në distancë janë më të vështira për tu menaxhuar kjo sdo të thotë që smund të funksionojnë. Ja si tia dilni. Duhet të vendosni një datë skadence.

Që një marrëdhënie në distancë të funksionojë çifti duhet të vendosë një datë përfundimi të kësaj largësie. Ska rëndësi sa e gjatë do të jetë periudha në të cilën do të qëndroni larg njëri tjetrit. E rëndësishme është të vendosni një countdown një datë simbol të një fillimi të ri. Në këtë mënyrë mund të flisni për projektet e përbashkëta për ti realizuar më pas hap pas hapi.

Përqendrohuni tek konsolidimi në çift. Marrëdhëniet në distancë të cilat funksionojnë janë ato në të cilat fazat kur gjërat vihen në diskutim kanë përfunduar. Nëse njihni defektet e tjetrit gjërat që ju bëjnë të ndryshuam dhe keni vërtetuar se partneri juaj është i duhuri atëherë sduhet të frikësoheni nga distanca. Tashmë keni arritur një ndërgjegjësim të rëndësishëm që duhet të veprojë në momentet e jo.

Krijoni një rutinë të përbashkët. Gjatë kohës që do të jeni larg nuk keni zgjidhje tjetër përveçse ti përshtateni situatës. Keni vendosur që ajo është zgjedhja më e mirë dhe tashmë duhet të përvishni mëngët pavarësisht distancës. Jetojeni si një periudhë pozitive. Për të përfituar sa më shumë nga kjo periudhë shkëputjeje duhet ta pranoni siç është një periudhë tranzicioni në të cilën do të jeni në gjendje të njihni karakteristikat partnerit që nuk do të kishit mundësinë ti shihnit.

- Advertisement -

TE FUNDIT