9.5 C
Tirana

Alpinisti shqiptar thyen këmbën gjatë ngjitjes së malit.

VENDI

Një alpinist ka rrëshkitur në Malin e Tomorrit mesditën e sotme dhe ka thyer një këmbë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të Çesmës së Tarikos.

Alpinisti ka qënë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit por gjatë ecjes në mal njëri prej tyre ka rrëshkitur në një zonë të thepisur.

Ai është ndihmuar për tu nxjerrë nga vendi ku rrëshkiti nga bashkëudhëtarët e tij në këtë aventurë. Burime të Komisariatit të Policisë Skrapar, bëjnë me dije se alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhës në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se 4 alpinistët kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit në momentin kur njëri prej tyre rrëshkiti.

Po kështu konfirmohet se alpinistët janë të gjithë shqiptarë por identiteti i tyre nuk dihet ende ashtu sikurse nuk dihet edhe qyteti prej nga ata jane. Kanë qënë vetë alpinistët ata që nëpërmjet telefonit kanë kërkuar ndihmën e emergjencave civile.

Mësohet se nga Tirana është nisur drejt zonës ku ndodhen alpinistët një helilopter i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar drejt Spitalit të Tiranës alpinistin e dëmtuar për shkak se në zonën ku ata ndodhen nuk ka rrugë makine dhe zona është e mbuluar nga dëbora.

- Advertisement -

TE FUNDIT