10.5 C
Tirana

Albi Nako paska futur kontrabandë në Shqipëri një piton dhe e ka mbajtur 10 vite në shtëpi ; Ja historia që na rrëqethi mishin

VENDI

Qentë, macet, zogjtë, kavjet, lepujt, peshqit … kafshë shtëpiake quhet ajo gjallesë e zbutur që mund të bashkëjetojë me njerëzit dhe nuk përbën rrezik për jetën e tyre. Ky ndoshta është një përkufizim shumë i shkurtër dhe gjithëpërfshirës, por megjithatë mendojmë se thelbi është i qartë.

 

Kur bëhet fjalë për kafshët shtëpiake këto të fundit mund t’i ndajnë njerëzit në dy grupe: në ata që mbajnë “kafshë normale” dhe ata që preferojnë kafshët ekzotike, ato që ‘shtëpi’ mund të kenë xhunglën e jo një apartament me katër mure. E nëse do të flisnim për Albi Nakon, ky hyn padyshim tek grupi i dytë. Koreografi i njohur ka mbajtur për një dekadë si kafshë shtëpiake, një piton.

 

“Para dhjetë viteve mora iniciativën ta blija në mënyrë kontrabande këtë lloj specieje. Sepse në Shqipëri nuk lejohet. Ma solli një person nga jashtë që e kishte futur në xhep, se atëherë ishte e vogël, dhe kaloi kufirin,” tregon Albi. “Në akuarium, bashkë me një shok, e ngjita sipër në katin tim, por kalova në katin e prindërve të mi. Ata e panë, nuk reaguan dhe më pas rrinin si të ishin në zi, të shqetësuar.

 

Më vonë, ime më nuk guxonte të kalonte në katin e tretë të shtëpisë, thjesht sepse e dinte se në katin e dytë ishte një gjarpër. Një ditë, e pashë afër akuariumit, duke e përkëdhelur si të ishte mace. Është e gjitha psikologjike.”

 

“E kam mbajtur edhe në krevat. Kurvija unë në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja dhe një herë kam qenë përmbys duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjarprin në gji. Kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare”, ka treguar Albi.

- Advertisement -

TE FUNDIT