17.5 C
Tirana

Aksident, gjashtë të plagosur dy në gjendje të rëndë.

VENDI

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë Milot ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në pranë urës mbi lumin Drin në Ishull Lezhë ndërsa për pasojë u bllokua edhe superstrada.

Të aksidentuarit identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur janë dërguar menjëherë në spital ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

- Advertisement -

TE FUNDIT