11.5 C
Tirana

8 marsi i grave në komunizëm

VENDI

Nga Kastriot Dervishi
Regjimi komunist në dënimin e kundërshtarëve të tij politikë nuk bëri dallim midis moshave apo gjinive. Shumë vajza e gra u burgosën apo u dënuan me vdekje.
Në vitet 1944-1950 gratë e vuajtën dënimin në burgjet vendore të rretheve, në të cilat kishte një seksion të veçantë për ta.
Në vitet 1950-1966 ato vuajtën dënimin në një aneks të
kamp-burgut të artizanalit në Tiranë, ku kryenin punë rrobaqepësie dhe pjesërisht në raste sezonesh edhe punë bujqësie.
Më pas, në vitet 1966-1976 ata vuajtën dënimin në kampet nr.318 në Kuçovë dhe në vitet 1976-1990 në Kosovë të Elbasanit,
me punë të detyruar në bujqësi dhe punime artizanale.
Të dënuarat e fundit të komunizmit, në vitet 1990-1991 e vuajtën dënimin në repartin nr.325 në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
Në respekt të këtyre vuajtjeve, bashkëlidhur disa foto grash të burgosura, të fotografuara në burgjet e komunizmit.

- Advertisement -

TE FUNDIT