10.5 C
Tirana

5 € Shqipni-Kosovë? Kaloj 4 shtete amerikane me 1,75 $

VENDI

Nga Ilir Seci
A din kush me na thanë a ka tjetër rrugë në Shqipni ku paguhet taksë 5 € si kjo që po e vendosin në rrugën për në Verilindje të Shqipnisë?
Rruga e vetme që bashkon Shqipninë me Kosovën!?
Une jetoj në shtetin e New York-ut në Amerikë, kurdo mundem me shkue me makinë nga shpia jeme në Westchester deri në skajin e Cape
Cod në shtetin Massachusetts, janë 294 miles, (473 kilometra), ku paguaj 1 dollar e 75 cent…Rruga për në Cape Cod kalon nëpër 4 shtete, New York, Connecticut, Rhode Island,
Massachusetts, vetëm 1 dollarë e 75 cents. E pra Cape Cod ne Massachusetts asht nji nga plazhet ma të famshme në Amerikë, zonë shumë e pëlqyeme për pushime dhe shumë e shtrenjtë.
Perveç kësaj këto katër shtete ku kalon rruga, New York, Connecticut, Rhode Island,
Massachusetts, janë ndër shtetet ma të pasuna të Shteteve të Bashkueme të Amerikes, me të ardhunat nga ma të naltat në krejt Amerikën, prape 1 dollar e 75 cents paguejnë për 473 kilometra rruge.
Më kanë ba shumë përshtypje do shqiptarë që jetojnë në Perëndim të cilet nxituen me e përshendetë taksën…e para më bani përshtypje se ku e gjajnë të drejten që nga luksi në Perëndim me u ba moral atyne që po u thahen xhepat në Verilindje!?
Shqiptarë që jetojnë në Perëndim të cilët nga komoditeti ku jetojnë, me punë të mira e të ardhuna të majme, kanë kurajon me thanë “taksat janë të mira”.
Interesant ky soj patriotizmi herbariumesh, me dhanë leksione në xhepat e tjerëve!? Nji kompleks i pashpjegueshëm mazohizmi ky, që vetëm ndër na shqiptarët e ndesh. Ndodh që rriten takstat në
Amerikë, rriten 25 cents dhe tanë ngrihen e protestojnë ankohen e turfullojnë kurse bijtë e shqipes gëzojnë!? Mos pastë kush punë me ne…
Ky soj reagimi në fakt dëshmon se nuk jemi katandisë rastësisht në këtë gjendje në Shqipni e Kosovë…tek shumë shqiptarë ka nji prirje patologjike për mazohizëm…
mos harrojmë se para 30-40 vitesh këta patriotë herbariumi përshëndesnin Shqipninë
Socialiste, adhuronin diktatorin Enver Hoxha të cilit i dërgonin urime dhe buqeta lulesh nga komoditeti i jetës në Perëndim…

- Advertisement -

TE FUNDIT