16.5 C
Tirana

Zhgënjim për Shpresat, Anglia mposht Shqipërinë në “Loro Boriçi”, Kosova bie në Austri

VENDI

Shpresat e Shqipërisë nuk kanë mundur të lënë asnjë gjurmë në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Europian ndaj Anglisë në “Loro Boriçi”.

Anglezët dominuan totalisht takimin, të cilin në fund e fituan me rezultatin e pastër 3-0. Dy golat e shënuar në pjesën e pjesën e parë ishin vërtetë spektakolarë, ndërsa edhe në pjesën e dytë, lojtarët e drejtuar nga Bushi nuk mundën të bëjnë asnjë reagim dhe pësuan edhe golin e tretë.

Po ashtu, edhe Shpresat e Kosovës, të cilën bëjnë pjesë në të njëjtin grup, u mposhtën 4-0 në Austri.

Anglia e udhëheq këtë grup me 12 pikë, pas katër takimeve të luajtura, ndërsa Austria mban vendin e dytë po me 12 pikë, ndërsa kë një ndeshje më shumë. Më 6 pikë, në vendin e tretë, renditet Kosova, ndërsa Shqipëria ka një pikë më pak.

- Advertisement -

TE FUNDIT