23.5 C
Tirana

Zhduket pa lënë gjurmë 17 vjeçari, babai: Mund ta kenë…

VENDI

Një 17 vjeçar është denoncuar nga familjarët i zhdukur prej 8 ditësh. Bëhet fjalë Izet Tosuni 17 vjeç nga fshati Libohovë Gjirokastër. Babai i Izetit shprehet se djali vuan nga probleme mendore.

Ai tregon se nuk ka qenë hera e parë që është larguar nga shtëpia, teksa nuk përjashton mundësitë që mund të jetë rrëmbyer. Sipas babit të 17 vjeçarit pronari ku i riu punonte ka pasur konflikte me një tjetër person dhe të gjithë dyshimet i ka tek ky i fundit.

Djalin e kam hequr nga shkolla se nuk më mëson dhe nga mendja mendore e kisha pak të dobët, e kam djalin vetë që nuk e çova një herë në spital për kurim. Më ka ikur djali nga ora 05 e 30 më ka ikur djali nga puna është parë në kthesën e Libovës.

Është djalë i mbarë, ashtu i thotë mendja çakmak, ça i thotë mendja bën. Është larguar edhe një herë tjetër para dy vjetësh. Ka vajtur në Mashkullor. Ai që ma kishte marrë në Mashkullor, bëri çdo gjë dhe më mori ne celular.

Unë vras mendjen se djali më ka ikur me frikë nga fshati, se pronari ku punonte ka pasur një problem me një djalë tjetër, u shpreh ai në një lidhje telefonike për Shqiprarja. com.

- Advertisement -

TE FUNDIT