22.5 C
Tirana

Zhduket 60 vjeçari, Policia kërkon ndihmë nga banorët.

VENDI

Një 60 vjeçar nga lagjia Allmete e Bulqizë prej më shumë se 40 ditësh rezulton të jetë i humbur. Policia lokale konfirmon se familjarët kanë bërë denoncimin për zhdukjen e Kadri Duriçit dhe se për këtë rast ka nisur hetimi. Ndërkaq familjarët kanë shprehur shqetësimin dhe dyshimet e tyre për zhdukjen e 60 vjeçarit, duke qenë në ankth për fatin e tij prej 40 ditësh. Abaz Pepa, i afërmi i Kadri Duriçit thotë se pas denoncimit në polici nuk kanë asnjë informacion për njeriun e tyre. Ai i ka bërë thirrje policisë të zbardhë ngjarjen si dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga banorë të zonës që mund të kenë parë 60 vjeçarin gjatë kohës që është larguar nga shtëpia.

- Advertisement -

TE FUNDIT